Puna dhe kujdesi i papaguar në familje
Termi “punë dhe kujdes i papaguar” në këtë studim i referohet detyrave që kryhen në shtëpi kryesisht nga gruaja, si punët e shtëpisë, gatimi, kujdesi për fëmijët, për të moshuarit dhe të sëmurët, punë për të cilat personi që i kryen nuk paguhet.Termi përfshin si punën e kryer për familjen ashtu edhe atë që shpesh quhet “punë vullnetare”, ku persona të ndryshëm ndihmojnë të tjerë familjarë apo më gjerë nga komuniteti. Shumë terma të tjerë janë përdorur për atë që ne quajmë “punë dhe kujdes i papaguar”, të cilat, siç vëren ekonomistja feministe Diane Elson, shpesh çojnë në konfuzion.